Më i miri këtë sezon në Serie A, Dimarco nuk i kursen ironitë: Ia dedikoj atyre që më thanë se kisha mbëruar

29/05/2026 15:49

Futbollisti italian Federico Dimarco ka reaguar pas fitimit të çmimit MVP të Serie A, duke e cilësuar këtë moment si arritjen më të madhe të karrierës së tij deri më tani.

Mbrojtësi i krahut u shpreh krenar që është italiani i parë që fiton këtë vlerësim në rolin e një sulmuesi anësor, duke theksuar se zakonisht trofe të tillë u shkojnë sulmuesve kryesorë.

“Është diçka që më mbush me krenari. Nuk e prisja këtë çmim, por është rezultat i gjithë punës së bërë ndër vite”, deklaroi Dimarco për “Sky”.

Lojtari italian e cilësoi sezonin e fundit si më të mirin në karrierën e tij, duke kujtuar se skuadra nuk e nisi kampionatin në kushte të lehta. Ai vlerësoi sukseset e arritura me fitimin e kampionatit dhe Kupës së Italisë, ndërsa çmimi individual ishte “diçka e jashtëzakonshme”.

Dimarco nuk i kurseu as mesazhet për kritikët e tij. “Do të doja t’ua dedikoja këtë çmim njerëzve që thanë se kisha mbaruar. Disa thoshin se zgjasja vetëm 35 minuta ose se nuk dija të mbrohesha. Janë gjëra që të dhembin”, tha ai.

Duke folur për sezonin e ardhshëm dhe objektivat në Ligën e Kampionëve, italiani u shpreh optimist për skuadrën e tij. “Nuk më pëlqen të bëj parashikime, por duam të japim maksimumin për të bërë më mirë se sezonin e kaluar. Dy finale në katër vitet e fundit tregojnë shumë për forcën dhe punën e këtij ekipi”, përfundoi Dimarco.

Top Channel