Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur 19/06 22:46
Një zjarr ka shpërthyer në New York në një vagon treni pranë Stacionit Penn, duke lënë të plagosur pesë persona, sipas autoriteteve lokale.
Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut bëri të ditur se rreth 100 zjarrfikës ndërhynë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.
“Pesë persona u plagosën. Dy prej tyre u transportuan në spital”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Zjarrfikësve, pa u dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Zjarri shkaktoi gjithashtu vonesa në shërbimet hekurudhore të New Jersey Transit dhe Amtrak drejt Nju Jorkut, ndërsa shërbimi i Long Island Rail Road u pezullua përkohësisht.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.