“Nuk i besojmë garancive dhe deklaratave verbale”, Ghalibaf: Duam veprime konkrete, nuk do të ndërmarrim asnjë hap nëse SHBA-ja nuk vepron e para
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se trupat tokësore të Izraelit po avancojnë dhe po operojnë në Libanin jugor.
“Edhe në këto momente, forcat tona po përparojnë dhe po zhvillojnë operacione”, tha ai gjatë një vizite në një post ushtarak në anën libaneze të malit Dov.
Sipas Zamir, Forcat Mbrojtëse të Izraelit i kanë shkaktuar Hezbollahut “dëme kumulative të paprecedenta”, duke goditur mijëra luftëtarë, si dhe komandantë të lartë e të mesëm të organizatës.
Ai shtoi se “vija e avancuar mbrojtëse” e IDF-së në Libanin jugor, e cila përcakton zonën e sigurisë, “nuk e kufizon” ushtrinë izraelite.
“Kur identifikojmë një kërcënim dhe kur është e nevojshme ta neutralizojmë atë, do të veprojmë. Kur ka nevojë operative për manovrim, ne do të manovrojmë”, deklaroi Zamir.
Gjeneralmajori izraelit theksoi gjithashtu se “çdo sulm kundër Hezbollahut është edhe një goditje ndaj boshtit iranian dhe investimeve iraniane në rajon”.
“Jemi të përgatitur për çdo zhvillim dhe mbetemi në nivel të lartë gatishmërie edhe ndaj Iranit”, përfundoi ai.
Top Channel