Italia, Mancini sfidon tabunë rikthim/ Në futboll jo gjithmonë funksionon ulja në të njëjtën pankinë për herë të dytë.
Barcelona është kryefjala e merkatos në këtë fund sezonit. Katalansit dhe Julian Alvarez duket çdo ditë e më pranë njëri-tjetrit, teksa gazetari Fabrizio Romano njofton më të rejat e fundit.
Lajmi më i ri është se ylli argjentinas i ka komunikuar zyrtarisht klubit të Atletico Madrid se dëshiron të largohet në këtë verë që vjen.
Gjithashtu, ai e ka theksuar edhe dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës. Klubi katalanas është i etur për ta afruar dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Atletico nga ana e vet po përpiqet të rezistojë, por fakti që lojtari kërkon të largohet, e bën më të lehtë për Barcelonën.
Katalanasit sot mbyllën transferimin e Anthony Gordon, teksa gjatë pasdites u mësua se Bernardo Silva i është ofruar katalanasve dhe marrëveshje duket tejet e arritshme, pasi mesfushori vjen me parametra zero.
Top Channel