“Katarsis”, një udhëtim shpirtëror që të fton në reflektim/ Shpat Deda vjen me koncertin e tij në Top Channel dhe TAR!

29/05/2026 12:41

“A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial.

Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat.

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe muzikë cilësore u përjetua në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve më 28 dhe 29 prill, ku Shpat Deda solli për publikun këngët e tij më të dashura. I shoqëruar nga grupi The Private Jets dhe trompisti ndërkombëtar Raynald Colom, artisti ndërtoi një atmosferë unike, ku muzika dhe poezia u ndërthurën në një përvojë katarsisi shpirtëror. Energjia e publikut, që këndoi së bashku me të, konfirmoi lidhjen e fortë mes artistit dhe dëgjuesve. Një ndërthurje e muzikës dhe poezisë përmes këngëve më të njohura të artistit. Sepse ky nuk ishte një koncert i zakonshëm, ky ishte “Katarsis”, një udhëtim shpirtëror që të fton në reflektim.

“Katarsis” vjen më 30 maj, të shtunën, ora 21:00, në Top Channel, Top Albania Radio dhe TAR TV!

Top Channel