“Atara është bekimi i Zotit”, Orinda Huta hap zemrën: Provova për një fëmijë të dytë në Shqipëri me IVF, u zhgënjeva. Tani kam nisur sërish në Turqi
Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, ka folur në emisionin “Vajza dhe Gra” për vrasjen e Arlinda Zekaj në Kosovë, duke e cilësuar këtë një çështje të ndjeshme që kërkon reflektim të thellë shoqëror dhe institucional.
Sahiti u shpreh se problematika nuk duhet parë vetëm përmes reagimeve të burrave, por duhet trajtuar në radhë të parë përmes edukimit familjar dhe institucional. Sipas tij, përgjegjësia për parandalimin e rasteve të tilla nis që në familje dhe duhet të shtrihet në të gjithë shoqërinë.
Ai theksoi se është e nevojshme që të ngrihet zëri institucionalisht dhe të punohet për ndryshimin e mentalitetit dhe edukimin e brezave të rinj.
“Unë mendoj se kjo është një temë shumë e ndjeshme dhe nuk duhet kërkuar momentalisht nga burri, por nga edukata institucionale dhe edukata familjare. E shikoj problemin te shoqëria, që është një problem për të cilin duhet të punohet si shoqëri dhe të ngrihet zëri institucionalisht. Që në shtëpi, që te babai”, u shpreh Valdrin Sahiti.
Deklarata e stilistit vjen në një kohë kur vrasja e Arlindës ka rikthyer në vëmendje diskutimin mbi dhunën ndaj grave, edukimin familjar dhe përgjegjësinë e institucioneve në parandalimin e krimeve të tilla.
Top Channel