Heidi Klum surprizon me kostumin e pazakontë për Halloween, shfaqet e transformuar në një dorë gjigante të prerë dhe të përgjakur

01/11/2026 13:11

Supermodelja dhe prezantuesja e njohur televizive, Heidi Klum, ka tërhequr sërish vëmendjen me kostumin e saj të pazakontë për festën e Halloween-it.

Në festën e saj tradicionale, të organizuar më 31 tetor, ajo u shfaq e transformuar në një dorë gjigante, të shkëputur nga trupi dhe të mbuluar me gjak artificial.

Në moshën 53-vjeçare, Klum arriti të surprizojë të pranishmit, të cilët mezi arritën t’a identifikonin nën kostumin e realizuar me detaje të shumta. Modelja e përshkroi veshjen e saj si dorën e saj të majtë të prerë.

Këtë vit, festa e famshme e Halloween-it e organizuar nga Klum shënoi 25-vjetorin e saj. Eventi është kthyer ndër vite në një nga festat më të komentuara të kësaj periudhe, falë transformimeve ekstreme dhe kostumeve kreative që prezantuesja zgjedh çdo vit.

Heidi Klum është cilësuar shpesh si “mbretëresha e Halloween-it”, pasi çdo vit përpiqet të tejkalojë paraqitjet e mëparshme me ide gjithnjë e më të pazakonta.

Një prej kostumeve që u bë viral ishte ai i vitit 2022, kur ajo u shndërrua në një krimb gjigant, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe këtë herë, transformimi i saj u kthye në një nga momentet më të spikatura të festimeve të Halloween-it, duke dëshmuar se Klum vazhdon ta marrë seriozisht traditën e kostumeve spektakolare.

Top Channel