41-vjeçari kërcënonte me thikë një kalimtar, shoferi i një makine e përplas për t’a ndaluar 27/09 14:20
Kryenegociatori iranian, Mohammad Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në platformën X se Teherani nuk u beson garancive dhe deklaratave verbale të amerikanëve, por do të gjykojë mbi bazën e veprimeve konkrete.
Ai theksoi se Irani nuk do të ndërmarrë hapa nëse pala tjetër, SHBA-ja nuk vepron e para.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani arritën të enjten një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit dhe heqjen e kufizimeve për transportin detar nëpër Ngushtica e Hormuzit.
Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump ende nuk e ka miratuar marrëveshjen, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportojnë se ajo nuk është finalizuar ende.
Top Channel