“Nuk bëjmë lojë me drejtësinë”, kryeministri akuza opozitës nga Dibra: Po mbështesim reformën pa kushte përtej kostove
Rama ishte i pranishëm në Dibër për festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalimit të tij ai bëri një paralelizim të Rrugës së Arbrit me rrugëtimin drejt BE-së.
“Po aq e vështirë dhe e pamundur sa dukej Rruga e Arbrit, aq dukej edhe rrugëtimi për në BE, por ne e bëmë të parën dhe do ta bëjmë edhe këtë “rrugë”. Edhe ai “tunel” do të hapet për shqiptarët dhe do ta lidhë me Europën, ashtu siç Dibra u lidh me Tiranën dhe është bërë si jastëku i gjelbër i kryeqytetit.
Kur kemi ardhur në qeveri kemi gjetur një marrëveshje me një shtet tjetër për Rrugën e Arbrit. Ishte skandaloze për nga shtrenjtësia dhe taksat që duheshin paguar, gjithashtu ishte me pagesë. Ne morëm vendimin për ta prishur atë marrëveshje dhe vendosëm ta bëjmë vetë.
Pyeta njërin që e ka firmosur atë marrëveshje dhe më tha se atij (Berishës) ja kemi thënë të gjithëve, por na tha firmoseni, sepse ajo s’do të bëhet kurrë, por i marrim votat dibranëve. Kjo rrugë duhej, sepse nuk mund ta linim këtë trevë kaq të rëndësishme të ndarë nga pjesa tjetër e vendit.
Gëzuar të gjithëve ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe mos lini askënd të harrojë se pa vendosmërinë e PS dhe tre mandatet tona nuk do të kishte Rrugë të Arbrit, as rrugëtim për në BE”, u shpreh Rama.
Top Channel