Një peshkaqen i ngordhur është gjetur në bregdetin e Vlorës, pranë shëtitores Lungomare, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve që konstatuan kafshën ujore të pajetë në vijën bregdetare.

Sipas raportimeve, peshkaqeni ishte tashmë i ngordhur në momentin kur u vu re nga qytetarët.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë janë njoftuar strukturat përkatëse dhe ambientalistët, të cilët kanë ndërhyrë për largimin e kafshës nga bregu, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Autoritetet pritet të kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e ngordhjes së peshkaqenit.

Top Channel