Mbrëmja e së enjtes solli në qytetin e Lezhës tingujt e muzikës klasike, përmes koncertit të organizuar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.
Në ambientet e Pallatit të Kulturës, publiku artdashës ndoqi një program të pasur artistik me interpretimin e veprave të njohura nga Antonio Rosetti, Max Bruch dhe W. A. Mozart.
Atmosfera në sallë u karakterizua nga emocione dhe interes i lartë për muzikën simfonike.
Organizatorët e konsideruan këtë aktivitet një mundësi për të afruar publikun me muzikën klasike dhe për të pasuruar jetën kulturore të qytetit të Lezhës.
Koncerti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura zgjati rreth 90 minuta dhe u vlerësua nga të pranishmit si një mbrëmje artistike me nivel të lartë interpretimi.
Top Channel