Jonathan David është pika e referimit të Kanadasë për repartin e sulmit në Botërorin që do të nisë pas pak më shumë se 10 ditëve. Sulmuesi i Juventusit është mes 26 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Jesse Marsch, skuadër ku padyshim nuk mungon as futbollisti i Bayernit të Mynihut, Alphonso Davies, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe mund të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Kanadasë që është në Grupin B së bashku me Zvicrën, Bosnjen dhe Katarin.

Kanadezët janë ende në kërkim të fitores së parë në Botërorë, pasi në edicionet e mëparshme ku ka marrë pjesë në 1986 dhe 2022 nuk kishin fituar asnjë pikë. Për të arritur këtë objektiv, Marsch beson në mënyrë të veçantë te kapiteni Davis që në këtë moment është në proces riaftësimi për një problem në bicepsin femoral të pësuar në fillim të këtij muaji.

‘Jemi në kontakt me Bayernin, por kemi nevojë që ai të jetë me ne; stafi ynë duhet të dijë si ndihet’-shpjegoi Marsch i cili më pas siguroi se futbollisti ka nisur stërvitjet individuale. Lojtari tjetër kyç i Kanadasë është Jonathan David, shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares kanadeze.

‘Kemi grupin më të mirë të futbollistëve dhe sigurisht jo të gjithë janë në 100% të formës në këtë moment, por janë aty afër-shtoi Marsch-pjesa më e madhe e lojtarëve do të jenë në ndeshjen e parë’.

Kanadaja do të nisë aventurën e saj në këtë edicion të Kupës së Botës me ndeshjen ndaj Bosnjes në 12 qershor që do të luhet në Toronto

Lista e futbollistëve të Kanadasë:

Portierë: Maxime Crépeau (Orlando), Dayne St. Clair (Inter Miami), Oëen Goodman (Crystal Palace) –

Mbrojtës: Derek Cornelius (Marseille), Richie Laryea (Toronto), Niko Sigur (Hadjuk Split), Joel Waterman (Chicago), Luc de Fougerolles (Fulham), Moise Bombito (Nice), Alistair Johnston (Celtic Glasgoë), Alphonso Davies (Bayern Mynih), Alfie Jones (Middlesbrough).

Mesfushorë: Stephen Eustaquio (Porto), Ismael Konè (Sassuolo), Tajon Buchanan (Villarreal), Mathieu Choinière (Los Angeles FC), Ali Ahmed (Norëich), Nathan Saliba (Anderlecht), Liam Millar (Hull City), Marcelo Flores (Tigres), Jacob Shaffelburg (Los Angeles FC), Jonathan Osorio (Toronto).

Sulmues: Jonathan David (Juventus), Cyle Larin (Southampton), Promise David (Union Saint-Gilloise), Tani Oluëaseyi (Villarreal).

Top Channel