Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, miratohen unanimisht tetë ndryshimet statuore
Në turin e tij të falenderimeve dhe festimit të 35 vjetorit të PS-së nëpër rrethe, kryeministri Rama u ndal në Lezhë.
Ai akuzoi opozitën duke e quajtur shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.
Sipas Ramës, në kohën e qeverisjes së PD-së para 1997, PS-ja akuzohej si parti shërbëtore e Millosheviçit, ndërkohë që ishin vetë zyrtarët demokratë që thyenin embargon dhe furnizonin me naftë makinerinë serbe.
“Siç ka ndodhur në historinë e këtyre 35 viteve, vazhdon edhe sot, PS gjendet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk lënë gjë pa thënë ndaj përfaqësuesve të saj, nuk do lënë gjë pa thënë deri kur të jenë ata që janë humbësit kronikë dhe shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.
Ata e sulmuan brutalisht PS-në si parti e lidhur me Serbinë, si parti shërbëtore e Beogradit, por e vërteta tregoi diçka krejt tjetër. Pikërisht ata që gjuanin me gurë PS-në ditën, natën furnizonin me naftë makinerinë e Milosheviçit.
PS që në ditën e parë të marrjes të frenave të vendit pas katrahurës së 1997 u bë mbështetja më e fortë, mbështetja më e palëkundur dhe e përhershme deri në fund deri në çlirimin e Kosovës”, tha Rama.
Top Channel