Përçarje brenda Brazilit/ Neymar akuzohet se po mban ‘peng’ kombëtaren, ish-yllit të PSG i jepet afat deri para nisjes së Botërorit
Mohamed Salah udhëheq listën përfundimtare të futbollistëve të grumbulluar në përrfaqësuesen egjiptiane për Botërorin e kësaj vere që do të mbahet ne Kanada, Meksikë dhe SHBA. Trajneri Hossam Hassan publikoi këtë listë ku duket se nuk ka shumë surpriza të mëdha me përjashtim përfshirjen e sulmuesit 18 vjeçar, Hamza Abdel Karim.
Po kështu pritet që reparti i sulmit të drejtohet nga Omar Marmoush i Manchester City me 36 gola të shënuara me klubin e tij në këte sezon. Egjipti do të nisë aventurën e tij në Botërorin e këtij viti kundër Belgjikës në 15 qershor në Seattle, ndeshje e vlefshme për Grupin G ku janë edhe Zelanda e Re dhe Irani. Në 6 qershor Egjipti do të luajë ndeshjen e tij të fundit miqësore me Brazilin në Ohio
Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar i Egjiptit:
Portierë: Mohamed El-Shenaëy, Mostafa Shobeir (Al Ahly), El-Mahdi Soliman (Zamalek), Mohamed Alaa (El Gouna).
Mbrojtës: Mohamed Abdelmonem (Nice), Mohamed Hany, Yasser Ibrahim (Al Ahly), Hossam Abdelmaguid, Ahmed Fattouh (Zamalek), Tarek Alaa (ZED), Rami Rabia (Al Ain), Hamdi Fathi (Al Wakrah), Karim Hafez (Pyramids).
Mesfushorë: Mohamed Salah (Liverpool), Marëan Attia, Ahmed Mostafa “Zizo”, Mahmoud Hassan “Trezeguet”, Emam Ashour (Al Ahly), Mostafa Abdel Raouf, Mohannad Lasheen (Pyramids), Haitham Hassan (Real Oviedo), Mahmoud Saber (ZED), Ibrahim Adel (Nordsjælland), Nabil Emad (Al-Najma).
Sulmues: Omar Marmoush (Manchester City), Hamza Abdel Karim.
Top Channel