Marco Bezzecchi fiton pole position dhe vendos një rekord të ri të pistës në ndalesën e radhës së MotoGP. Lideri aktual i kampionatit fitoi provat kualifikuese me kohën e jashtëzakonshme 1 minutë 43 sekonda dhe 921 të mijtar duke i hapur rrugë Aprilias që të pushtojë vijën e parë të garës.

Në vendin e dytë u rendit Raul Fernandez me RS-GP Trackhouse me 224 të mijtat më shumë duke shkuar edhe ky nën kohën e vjetër rekord ndërsa në vendin e tretë duke u rendit Jorge Martin.

Vija e dytë e startit u pushtua nga Ducati me Marc Marquez i skuderisë zyrtare në vendin e katërt  dhe Francesco Bagnaia në të gjashtin dhe mes tyre në vendin e pestë u pozicionua piloti i Ducati Gresini, Fermin Aldeguer.

Pas tyre janë pozicionuar, Fabio Di Giannantonio (Ducati VR46) në vendin e 7 i ndjekur nga debutuesi Diogo Moreira në të tetin dhe Franco Morbidellin në vendin e nëntë, ndërsa pedro Acosta, Enea bastianini dje Alex Rins plotësojnë vijën e katërt të garës në këtë ndalësë të radhës së Botërorit MotoGP.

Top Channel