Marco Bezzecchi triumfon në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP, në Çmimin e Madh të Italisë duke regjistruar fitoren e 4-t sezonale.
Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 maj 2026 dhe përpunimit të tabelave të numërimit të 13 komisioneve të numërimit, PD ka shpallur listën e emrave fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i Bardhë.
Kategoria Superiore këtë të dielë jep verdiktin final përsa i përket titullit kampion të vendit teksa do të luhen dy ndeshjet e fundit Egnatia-Dinamo në Elbasan Arena dhe Vllaznia-Elbasani në Air Albania Stadium.
Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 Maj 2026 dhe përpunimit të tabelave të numërimit të 13 Komisioneve të Numërimit, PD ka shpallur listën e emrave fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Një sulm ajror izraelit pranë një spitali në qytetin e Tyre, në jug të Libanit, ka plagosur 13 anëtarë të stafit mjekësor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, ka hedhur poshtë akuzat e Kinës se Japonia po rikthehet drejt militarizmit, duke deklaruar se shqetësimi i vërtetë për sigurinë rajonale dhe globale është zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Pekinit.
Policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec një ditë më parë, teksa ka reaguar për rastin edhe kompania e cila ka marrë përsipër projektin në këtë zonë.
Ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet e saj tokësore në Libanin jugor dhe ka marrë nën kontroll Kështjellën Beaufort, një fortesë strategjike e vendosur mbi lumin Litani, ndërsa paralajmëroi banorët në jug të lumit Zahrani që të evakuohen menjëherë.
Nëse tifozët e Arsenalit po kërkojnë një fajtor jashtë fushës për humbjen dramatike në finalen e madhe të Champions League në Puskás Aréna të Budapestit, mund t’i kthejnë sytë nga Kanadaja.
Konstatohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare një mjet lundrues, i cili shkeli tapat kufizuese duke u futur në zonën e notimit në Ksamil.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në lidhje me dhunimin e protestuesit në Zvërnec nga një roje private sigurie.
Një fluks i jashtëzakonshëm është regjistruar përpara dyqanit zyrtar të PSG-së në kryeqytetin francez.
Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pasi forcat izraelite pushtuan Fortin ikonik Beaufort në Libanin jugor, ku tani valëvitet flamuri izraelit, njoftoi Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot.
Nga Endi Tufa
Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është riregjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht.
Nuk kanë të përfunduar surprizat në turneun e dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros në Paris.
Kryeministri Edi Rama foli në Shënimet e Javës në podkastin “Flasim” për hapjen e fazës së mbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Një tragjedi e re vdekjeprurëse në punë ka ndodhur në Kinë, ku pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos pasi një bosht miniere u shemb gjatë aktivitetit të paligjshëm minerar në provincën Yunnan, në jugperëndim të vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas monologut të sotëm të Edi Ramës, teksa fokusin e vuri tek IBARI.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, e për këtë ka reaguar në “X”.
Mungesa e lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës mbetet një nga sfidat kryesore për të rinjtë shqiptarë.
Te Roma nuk i besuan, por ndoshta ishte edhe momenti i gabuar. Për Luis Enrique, ishte pankina e parë e rëndësishme për të pas 3 sezonesh me Barcelona B. Klubi verdhekuq ishte në eksperiencën e tij të parë amerikane me James Pallottan dhe Thomas Di Benedetto në krye.
Një mjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Ersekë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka dhënë një deklaratë të përbashkët në Prishtinë me homologun e Kosovës, Glauk Konjufca.
Një dron rus ka goditur qytetin e Galați në Rumani të premten ndërsa një tjetër incident në Gjermani ka rritur më tej shqetësimet e sigurisë në Evropë.
Irani po rrit ndjeshëm kapacitetin për të lëshuar raketa me rreze të gjatë drejt Izraelit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, pasi ka rikthyer në funksion një pjesë të madhe të arsenaleve të tij nëntokësore, në një zhvillim që sipas ekspertëve nxjerr në pah kufizimet e strategjisë së bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një buletin të ri mjekësor mbi shëndetin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Kvicha Kvaratskhelia ishte protagonisti i Paris Saint Germainit edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve duke rezultuar një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës pariziene gjatë gjithë sezonit, sidomos në ndeshjet e mbrëmjeve evropiane.
Mjekët kanë përshëndetur rezultatet e një studimi të rrallë që tregojnë se një vaksinë kundër kancerit me veprim të trefishtë mund të zhdukë të gjitha tumoret tek pacientët raporton “The Guardian”.
Të paktën 219 persona janë plagosur dhe 780 të tjerë janë arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të futbollit dhe policisë në Francë, pas fitores së Paris Saint-Germain (PSG) në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Ditën e shtunë, Kevin De Bruyne i dha një përshëndetje shumë personale Antonio Contes duke përdorur fjalë shumë të forta. ‘Për mendimin tim nuk duhej të qëndronte te Napoli, ka një vizion loje ndryshe nga e imja’-ishin fjalët e mesfushorit belg, fjalë këto që nxjerrin në pah raportet e akullta mes De Bruyne që erdhi me parametra zero nga Manchester City dhe trajnerit salentin që e humbi thuajse menjëherë shërbimin e tij për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral që e mbajti jashtë fushave për 4 muaj.
Mes maleve të Dukatit, Llogarasë dhe Karaburunit, bletaria vijon të mbetet një traditë që mbështetet te natyra e paprekur dhe bimësia mjekësore e zonës.
Gjatë më shumë se dy dekadave në krye të Rusisë, Vladimir Putini ka ndërtuar me kujdes imazhin e tij publik, duke e shndërruar veten nga një ish-oficer i rezervuar i KGB-së në simbolin e pushtetit dhe forcës së shtetit rus.
Teksa fshatrat shkojnë drejt zbrazjes, nuk janë të rrallë ata të rinj që kthehen nga emigrimi me ide të reja biznesi.
San Antonio do të diskutojë titullin kampion të NBA përballë New Yorkut. Skuadra teksane u shpall kampione e Konferencës së Perëndimit pasi mundi kampionët në fuqi të turneut, Oklahoma City Thunder.
Sezoni turistik ka nisur në Sarandë me një rritje të ndjeshme të hyrjeve nga porti detar, ku sipas Arben Çipës, kreu i Shoqatës së Hoteleri–Turizmit Sarandë, prurjet e turistëve janë rritur me rreth 15–20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një tjetër godinë e amortizuar në Durrës është kthyer në burim rreziku për banorët.
Një zhvillim me rëndësi të veçantë për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi u shënua në Tuz, ku tre subjekte politike shqiptare vendosën të bashkohen në një forcë të vetme politike me emrin Forumi Shqiptar.
Nga Eduard Zaloshnja
Milanin duket sikur e ka pushtuar një klimë eksodi. Pas lamtumirave të komunikuara nga Luka Modric dhe Rafael Leao dhe me Adrien Rabiot që tentohet për një kalim te Napoli, nga grumbullimi i kombëtares së SHBA vijnë fjalët e Cristian Pulisic që në prag të ndeshjes miqësore me Senegalin bëri bilancin e sezonit duke folur për një 2026 shumë zhgënjyes me fanelën kuqezi.
Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Kampionati më i paparashikueshëm i viteve të fundit po shkon drejt një finaleje të denjë për filmat thriller. Sonte, duke filluar nga ora 19:00, luhet java e tretë dhe e fundit e fazës “Final Four” të Abissnet Superiore 2025/26.
Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafineritë e naftës në Saratov të Rusisë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në zonë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë.
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për një memorandum mirëkuptimi janë futur në një fazë të ndërlikuar, ndërsa mungesa e miratimit përfundimtar nga Teherani po shkakton vonesa dhe tensione të reja diplomatike.
Curtis Jones drejt Milanoss dhe Alisson qëndron te Liverpool; ky ishte skenari i merkatos deri vetëm përpara pak orësh, kur ende nuk dihej gjë për ndryshimet në pankinën e The Reds, ku në vend të Slot që mund të kalojë te Milani, pritet të vijë Iraola.Një lëvizje kjo që ndryshon planet e Interit dhe Juventusit.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë për një ndeshje miqësore mjaft interesante në udhëtim ndaj Çekisë.
Një 51-vjeçar është arrestuar pasi shiste kokainë në kryeqytet, por gjithashtu furnizonte edhe shpërndarësit e tjerë.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar publikisht duke sqaruar arsyet pse emri i tij nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror ka nisur.
Jurgen Uldedaj ngre flamurin kuqezi në Londër. Boksieri shqiptar mbrojti titullin e kampionit botëror në kategorinë IBO Cruiserweight teksa mposhti nigerianin Austine Nnamdi pas vendimit të gjyqtarëve në një duel të zhvilluar në Londër.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, organizoi në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “Partneriteti BE–SHBA dhe Roli i Pazëvendësueshëm i NATO-s”, me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
Një tërmet i vërtetë ka goditur ambientin kuqezini në prag të merkatos së verës.
Volejbolli dhe mbarë sporti shqiptar kanë humbur sot një nga figurat më emblematike të historisë së tyre.
Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për hapat e rinj në transformimin digjital të administratës publike.
Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm.
Kryeministri Edi Rama foli gjithashtu në Shënimet e Javës për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.
Ide të pakta dhe shumë konfuze; nëse mendohet që në audicionet për trajnerin e ri shfaqet edhe emri i Arne Slot i shkarkuar nga Liverpool pas një vendi të 5 në Premier League me 53 gola të pësuar, nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë kjo e çon Milanin në qendër të një stuhie.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit.
Pakti i ri Evropian për Migracionin dhe Azilin do të hyjë gradualisht në fuqi më 12 qershor, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si Bashkimi Evropian do të menaxhojë mbërritjet e migrantëve dhe refugjatëve.
Forcat amerikane kryen një tjetër sulm ajror ndaj një motoskafi të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke vrarë tre persona në bord.
Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të diel.
Festimet për triumfin e Paris Saint-Germain në finalen e UEFA Champions League kundër Arsenalit janë shndërruar në kaos në rrugët e Francës, me përplasje të shumta mes tifozëve dhe policisë që kanë çuar në mbi 400 arrestime.
Një sulm me raketë balistike iraniane në një strukturë ushtarake amerikane në Kuvajt ka plagosur disa ushtarë amerikanë.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Dëshpërimi i Arsenalit pas humbjes me penallti në finalen e madhe të Champions League ndaj PSG-së ishte i jashtëzakonshëm, por rivalët e tyre të Stamford Bridge u kujdesën që nata të bëhej akoma më e errët për djemtë e Mikel Artetas.
Belgu shpërthen në fund të sezonit të tij të parë me “të kaltrit”: “Trajneri ka një ide futbolli krejt ndryshe nga e imja, tepër defensive. Për të qëndruar, dua garanci për stilin e lojës”.
Futbolli nuk njeh drejtësi, njeh vetëm rezultate. Për tifozët e Arsenalit, kjo shprehje nuk është thjesht klishe, por një realitet i dhimbshëm që u përsërit pothuajse identik në dy dekada.
Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampioneve përfundoi, një turne që pas modifikimit të formatit nga ana e UEFA rriti në mënyrë të konsiderueshme dhe shpërblimet financiare.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e përgëzoi Paris Saint-Germain për titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve pas triumfit të ekipit francez ndaj Arsenalit në Budapest.
Mikel Arteta u përpoq të fshihte zhgënjimin e tij për humbjen e Arsenalit në finalen e Ligës së Kampioneve, një finale që Topçinjtë e pritën prej 20 vitesh. Trajneri spanjoll pas përfundimit të ndeshjes bëri një analizë të asaj që u pa në fushën e lojë në këtë finale ndaj Paris Saint Germain.
Kur një armë kushton sa një makinë e përdorur dhe fluturon dy mijë kilometra, gjeografia pushon së qeni mburojë, dhe kjo i ndryshon plotësisht llogaritjet e çdo vendi të NATO-s .
Paris Saint Germaini triumfoi në finalen e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi pasi mundi në finale Arsenalin pas gjuajtjes së penalltive.
Kryeministri libanez Nawaf Salam dënoi sot “përshkallëzimin e rrezikshëm dhe të pashembullt” nga Izraeli, ushtria e të cilit po përparon në jug dhe po nis sulme masive, dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Chelsea duket se nuk e ka humbur rastin për të thumbuar rivalët e qytetit pas finales së UEFA Champions League.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit europian pas triumfit në finalen e UEFA Champions League ndaj Arsenalit.
Sulmet e fundit të Hezbollahut drejt Izraelit kanë krijuar panik në qytetin e Nahariyas, pasi disa raketa të organizatës së mbështetur nga Irani kanë rënë në det duke panikosur qytetarët që ndodheshin në plazh.
Mesfushori i PSG-së, Vitinha, është shpallur lojtari më i mirë i finales së UEFA Champions League, pas paraqitjes së shkëlqyer në triumfin e skuadrës franceze ndaj Arsenalit.
Shqipëria po hedh një tjetër hap drejt transformimit digjital. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hartuar projektligjin e parë ‘Për Inteligjencën Artificiale’ që synon të vendosë rregulla të qarta për përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në vend.
Sulmuesi i PSG-së, Désiré Doué, ka shprehur lumturinë e tij pas triumfit të skuadrës franceze në finalen e UEFA Champions League, ku parizienët mposhtën Arsenalin me penallti dhe ruajtën titullin e kampionit të Europës.
Qeveria amerikane ka tërhequr pjesërisht një vendim të shpallur më 22 maj, i cili parashikonte që aplikantët për statusin e rezidentit të përhershëm (kartën jeshile) të largoheshin nga SHBA-ja për të përfunduar procesin e aplikimit nga vendi i tyre i origjinës.
Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU/CSU, Peter Beyer, i është drejtuar me një mesazh Kongresit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke theksuar pritshmëri të larta nga kjo forcë politike dhe rëndësinë e përqendrimit në procesin e integrimit europian të vendit.
Ka nisur numërimi i votave për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Nga Lezha, ku mori pjesë në 35-vjetorin e PS-së, kryeministri Rama tha se kjo forcë politike në qeverisje na meriton që i ka ngritur kokën lart çdo shqiptari.
PSG është kampion i Europës pas triumfit me penallti në Budapest kundër Arsenalit.
Autoritetet shëndetësore në São Paulo po hetojnë një rast të dyshuar të virusit Ebola, i raportuar sot në kryeqytetin e shtetit brazilian.
Paniku përfshiu gjatë natës rrugët e Romës, kur rreth 30 kuaj që i përkisnin forcave të armatosura italiane dolën jashtë kontrollit dhe nisën të vraponin në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Një stuhi e fuqishme rëre goditi Indinë pasditen e sotme, duke krijuar skena spektakolare, por edhe të rrezikshme.
Finalja e madhe e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit ka thyer pritshmëritë duke u mbyllur në barazim 1-1 brenda 90 minutave të rregullta. Tashmë, gjithçka do të vendoset në 30 minutat e kohës shtesë (ose nga pika e bardhë e penalltive), duke shënuar kështu herën e 14-të në histori që finalja më e rëndësishme për klube në Europë shkon përtej kohës së rregullt
Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.
Ditën e sotme, ashtu siç ishte njoftuar, qytetarë dhe shoqëria civile mbajtën një protestë kundër projektit që pritet të zhvillohet në bregdetin e Zvërnecit. Gjatë zhvillimeve të saj nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë.
Tek Brazili nuk do të ketë asnjë zëvendësim, Neymar, pavarësisht dëmtimit të shkallës së dytë, do të qëndrojë mes 26 futbollistëve të grumbulluar në Botërorin e kësaj vere.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton anulimin e një serie koncertesh të planifikuara për të shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, pasi disa nga artistët e përzgjedhur njoftuan se nuk dëshironin të merrnin pjesë.
Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë.
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të përshpejtojnë tërheqjen e forcave të tyre ushtarake nga bazat në Evropë dhe pritet t’ua paraqesin propozimet aleatëve të NATO-s muajin e ardhshëm, raportoi gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar një burim të paidentifikuar nga Pentagoni.
Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur pasditen e së dielës aksin Elbasan–Peqin, ku një grua 38-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një përplasjeje të fortë mes automjetit që drejtonte dhe një kamioni.
Me golin e shënuar ndaj Paris Saint Germain, sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz është futbollisti i tretë që shënon në një finale të Ligës së Kampioneve me dy skuadra të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve dhe përqendrimin e pushtetit.