Zi në sportin shqiptar, shuhet në San Marino legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari
Jurgen Uldedaj ngre flamurin kuqezi në Londër. Boksieri shqiptar mbrojti titullin e kampionit botëror në kategorinë IBO Cruiserweight teksa mposhti nigerianin Austine Nnamdi pas vendimit të gjyqtarëve në një duel të zhvilluar në Londër.
Në këtë përballje që u transmetua në platformën Digitalb, Uldedaj me shumë aftësi diti të menaxhojë të 12 raundet e kësaj përballjeje ndaj kundërshtarit të tij dhe në fund, gjyqtarët vulosën fitoren e boksierit shqiptar që fitoi 7 nga 12 raundet e duelit, ndërkohë që nigeriani fitoi 5 të tillë.
Suksesi i regjistruar në Londër, është i 22 për Jurgen Uldedaj që në këtë mënyrë e çon bilancin e tij në 22 fitore, nga të cilat, 8 janë me knockout dhe 1 humbje duke qenë një prej boksierëve shqiptarë më të suksesshëm.
Top Channel