Zyrtare dhe e dhimbshme për tifozët, mbyllet epoka Leao te Milani: Dhashë më të mirën, dua një sfidë të re
Ide të pakta dhe shumë konfuze; nëse mendohet që në audicionet për trajnerin e ri shfaqet edhe emri i Arne Slot i shkarkuar nga Liverpool pas një vendi të 5 në Premier League me 53 gola të pësuar, nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë kjo e çon Milanin në qendër të një stuhie.
Stuhi që ka nisur tashmë me futbollistët. Leao bëri të ditur lamtumirën nga Portugalia, Modric do të thotë ‘mjaft’ pas Botërorit dhe Rabiot duket se po përgatitet për një kalim te Napoli bashkë me Allegrin për të cilin, kuqezinjtë duhet të studiojnë çështjen e dëmshpërblimit. Nxehtësia e qershorit po e shkrin Milanin për të cilin lind dilema; nga duhet të rinisë nëse 3 lojtarët më të mirë i largohen? Një pyetje kjo që nuk ka një përgjigje
Në fakt është e nevojshme qe të niset duke vendosur ndonjë panel; përcaktimi i Shefit Ekzekutiv, Drejtorit Sportiv dhe trajnerit, më pas të mendohet për pjesën tjetër. Por Milani është ende te audicionet, konsultimet, kontaktet e brishta, refuzimet e para. Emri i Milanit nuk josh si njëherë e një kohë, kjo është e qartë, pjesa tjetër vjen si pasojë. Sigurisht një javë pas dështimit Champions, në fund të fundit nuk ka ndodhur asgjë. Kandidatët shfaqen gjithandej, por me një X Factor të dobët. Tifozët milanistë janë të zemëruar dhe Botërori që do të marrë me vete dhe Zlatan Ibrahimovic, njeriun e besuar të Cardinales, po afron. Pra, ka një javë apo më pak kohë për të vendosur diçka në vend për të evituar ‘paralizë’ 1 muaj. Ndjesia? Sot nuk mjafton, në të ardhmen kushedi.
Sigurisht që të riformosh mesfushën nga e para, i vetmi repart që ishte në lartësinë e duhur në këtë sezon, nuk do të ishte një mënyrë e mirë për të rinisur. Sepse përveç Rabiot dhe Modric, edhe Ricci e Jashari mund të ndryshojnë ambient(i kërkon Sarri te Atalanta). Në vend që të sistemohet skuadra me ndonjë qendërsulmues dhe mbrojtës, ekziston frika se Milani, nga drejtuesit në fushë, do të duhet të ndërtohet nga zero. Një bast i madh që, duket si një shaka e fatit, Ibrahimovic do të donte ta vinte mbi Slot.
Top Channel