Me golin e shënuar ndaj Paris Saint Germain, sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz është futbollisti i tretë që shënon në një finale të Ligës së Kampioneve me dy skuadra të ndryshme.

Futbollisti gjerman kishte shënuar më parë me fanelën e Chelsea në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm evropian në vitin 2021 ndaj Manchester City. Ishte pikërisht goli i tij ai që i dha Bluve të Londrës triumfin e madh në sfidën e zhvilluar në Porto.

Në këtë mënyrë Kai Havertz i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe Mario Mandzukic përsa iu përket shënimit të golave në finalen e Champions me 2 skuadra të ndryshme. Portugezi ka shënuar me fanelën e Manchester United dhe Realin e Madridit, ndërsa Mandzukic më Juventusin dhe Bayernin e Mynihut.

Top Channel