Luis Enrique pas triumfit në Budapest: Na kushtoi të fitonim ndaj Arsenalit.
Sulmuesi i PSG-së, Désiré Doué, ka shprehur lumturinë e tij pas triumfit të skuadrës franceze në finalen e UEFA Champions League, ku parizienët mposhtën Arsenalin me penallti dhe ruajtën titullin e kampionit të Europës.
Në prononcimin e dhënë për TNT Sports pas ndeshjes, Doué vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se finalja ishte shumë e luftuar dhe se Arsenali zhvilloi një sezon të shkëlqyer.
“Jemi shumë, shumë krenarë sonte. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe mirënjohës. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të mirë. Duhet t’i përgëzojmë sepse kanë zhvilluar një sezon vërtet të shkëlqyer”, deklaroi ai.
Futbollisti francez shtoi se tashmë ekipi duhet të shijojë suksesin e arritur pas një rruge të gjatë dhe të vështirë drejt trofeut.
“Tani duhet thjesht ta shijojmë këtë moment si ekip, si familje, sepse mendoj se e meritojmë”, u shpreh Doué.
PSG arriti të triumfojë ndaj Arsenalit pas ekzekutimit të penalltive në finalen e zhvilluar në Budapest, duke fituar për të dytin vit radhazi trofeun më prestigjioz europian për klube.
Top Channel