NBA/ San Antonio thyen Oklahomën, kthehet në Finalen e Madhe pas 12 vitesh
Nuk kanë të përfunduar surprizat në turneun e dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros në Paris.
Ndërsa në kampin e meshkujve u eliminuan në mënyrë të papritur Jannik Sinner dhe Novak Djokovic, turneu i vajzave humbi kampionën në fuqi Coco Gauff në raundin e tretë dhe këtë të shtunë 4 herë kampionen e turneut, Iga Swiatek.
Ajo që e shkaktoi surprizën e madhe ishte ukrainasja Marta Kostyk që e mundi polaken në ndeshjen e raundit të katërt me rezultatin 2-0. Kostuyk që vinte në këtë ndeshje pas 16 fitoreve radhazi, por që ndaj Swiatek nuk kishte fituar qoftë edhe një set të vetëm, arriti të mbyllë këtë ndeshje 7-5 dhe 6-1 duke u kualifikuar kështu për në çerekfinale.
Kështu edhe në turneun e vajzave në Roland Garros do të kemi një kampione të re që do të ngrejë trofeun e kompeticionit shumë të rëndësishëm tenistik.
Top Channel