Tërmet i fuqishëm 7 ballë në Tibet/ Të paktën 16 të vdekur dhe 32 të plagosur, shemben mbi 300 banesa 23/10 08:11
Autoritetet shëndetësore në São Paulo po hetojnë një rast të dyshuar të virusit Ebola, i raportuar sot në kryeqytetin e shtetit brazilian.
Bëhet fjalë për një burrë nga Kongo, i cili shfaqi simptoma të etheve pasi kishte vizituar së fundmi vendin e tij të origjinës, ku është raportuar një shpërthim i sëmundjes.
Sipas autoriteteve, pacienti është vendosur në izolim në një spital të specializuar për trajtimin dhe monitorimin e rasteve të dyshuara ose të konfirmuara me virusin e Ebolës.
Autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimet dhe procedurat e nevojshme për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një rast të konfirmuar të sëmundjes.
Top Channel