Kvicha Kvaratskhelia ishte protagonisti i Paris Saint Germainit edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve duke rezultuar një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës pariziene gjatë gjithë sezonit, sidomos në ndeshjet e mbrëmjeve evropiane.

Por për fatin e tij të keq, këto superparaqitje nuk do t’i garantojnë Topin e Artë dhe arsyeja është shumë e thjeshtë; duke qenë se ai nuk do të luajë në Botërorin e kësaj vere, pasi Gjeorgjia nuk e kaloi grupin e saj kualifikues E me Spanjën, Turqinë dhe Bullgarinë në të, anëtarët e jurist me siguri do të zgjedhin si fitues një futbollist që do të jetë protagonist edhe në Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në këtë pikë janë futbollistët e tjerë të PSG që do të garojnë për Topin e Artë;  Doué, Dembélé, Barcola, Zaire-Emery, Lucas Hernandez (Franca), Marquinhos (Brazili), Mendes, Vitinha, Ramos (Portugalia), Ruiz (Spanja).

Top Channel