Tragjedi në një minierë të paligjshme në Kinë, pesë të vdekur pas shembjes së boshtit Shtëpia e Bardhë ka publikuar një buletin të ri mjekësor mbi shëndetin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Në raport theksohet se ka “kyçe të fryra”, mavijosje “beninje” në duar dhe ka shtuar gjashtë kilogramë, por përtej këtyre, ai gëzon “shëndet të shkëlqyer”. Dokumenti u nënshkrua nga mjeku presidencial Sean Barbabela dhe përfaqëson gjithashtu një përgjigje ndaj thashethemeve që kanë dalë ditët e fundit, sipas të cilave heshtja e Shtëpisë së Bardhë – e kombinuar me mungesën relative të Trump nga ngjarjet publike – ka fshehur zbulimin e diçkaje negative në testet shëndetësore që iu nënshtrua presidenti.
Në buletin, Barbabela thekson sistemet e shëndetshme kardiovaskulare, respiratore dhe neurologjike të presidentit, si dhe gjendjen e tij të përgjithshme fizike “të shkëlqyer”, pavarësisht axhendës së tij të ngjeshur ditore.
Barbabella thotë gjithashtu se si presidenti mori për herë të dytë rezultatin maksimal në Vlerësimin Konjitiv të Montrealit , një test i përdorur për të identifikuar çdo shenjë të përkeqësimit konjitiv ose demencës, të cilën Trump e ka kryer disa herë që nga mandati i tij i parë.
Lidhur me parametrat e tjerë shëndetësorë, Trump – me gjatësi 190 cm – raportohet se peshon 108 kg , afërsisht 6.3 kg më shumë se gjatë vizitës së tij vitin e kaluar. Bazuar në indeksin e masës trupore, presidenti hyn në kategorinë “mbipeshë”, duke iu afruar pragut të obezitetit. Për këtë arsye, mjekët e kanë këshilluar atë të rrisë aktivitetin e tij fizik dhe të vazhdojë programin e tij të menaxhimit të peshës, ndërsa vazhdon të marrë ilaçe për uljen e kolesterolit.
Top Channel