Milanin duket sikur e ka pushtuar një klimë eksodi. Pas lamtumirave të komunikuara nga Luka Modric dhe Rafael Leao dhe me Adrien Rabiot që tentohet për një kalim te Napoli, nga grumbullimi i kombëtares së SHBA vijnë fjalët e Cristian Pulisic që në prag të ndeshjes miqësore me Senegalin bëri bilancin e sezonit duke folur për një 2026 shumë zhgënjyes me fanelën kuqezi.

‘Nuk kërkoj të fajësoj apo të kuptoj se cilat ishin problemet. Ka pasur momente ku mund të kisha bërë më mirë dhe ishte një periudhë e vështirë për skuadrën tonë, ishte një periudhë e vështirë për mua dhe dhe këtu reduktohet gjithçka-u shpreh Pulisic-sigurisht që më vjen keq, por tani duhet të shoh përpara atë që kam përballë’.

Dhe përballë sulmuesit 28 vjeçar është Botërori që do të luajë nën drejtimin e Pochettinos që ditën e shtunë i hoqi shiritin e kapitenit dhe më pas është merkatoja e verës dhe në këtë pikë fraza ‘duhet të shoh përpara’ tremb kuqezinjtë që janë tashmë goxha të tronditur për fundin e sezonit dhe atë që ndodhi dhe po ndodh me kërkimet për trajnerin dhe Drejtorin e ri Sportiv në një klub që duket se po ecën në errësirë.

Për RedBird e sidomos Gerry Cardinale, Pulisic është konsideruar një aset thelbëesor si në aspektin teknik ashtu dhe atë komercial dhe kështu që vullneti është që ta blindojnë atë, por me kontratën në skadencë në 30 qershor të 2026 dhe me bisedimet për rinovimin që kanë ngecur për shkak të kërkesave të futbollistit, e ardhmja e Pulisic sot për sot është në dyshim.

Top Channel