Curtis Jones drejt Milanoss dhe Alisson qëndron te Liverpool; ky ishte skenari i merkatos deri vetëm përpara pak orësh, kur ende nuk dihej gjë për ndryshimet në pankinën e The Reds, ku në vend të Slot që mund të kalojë te Milani, pritet të vijë Iraola.Një lëvizje kjo që ndryshon planet e Interit dhe Juventusit.

Inter dhe çështja Curtis Jones; këmbimi Slot-Iraola rrezikon të sfumojë negociatat?  E nisim me zikaltrit të cilët që nga janari po punon për Jones, një profil për mesfushën që i pëlqen shumë Chivut aq sa ai kaloi edhe Konè të Romës përsa i përket preferencës. Mesfushori anglez e la të hapur mundësinë e transferimit të tij në Milano që në merkaton dimërore, por qëndrimi i Frattesit te Interi i ngriu negociatat deri më sot, kur Inter trokiti sërish në derën e Liverpool. U krijuan ndjesi pozitive, përtej mospërputhjeve mes kërkesës dhe ofertës për çmimin e kartonit duke qenë se tratativat janë ende në fillim, por që tani do të vihen në provë; Slot kishte thënë ‘po’ për transferimin e Jones te Interi, këtu lind pyetja: A do të bëjë të njëjtën gjë Iraola?. Me kontratën që skadon në 2027, bisedimet për rinovimin mes futbollistit dhe Liverpoolit ishin në ujëra të trazuara, por nëse trajneri iu thotë drejtuesve të bëjnë një tjetër tentative, gjërat mund të ndryshojnë.

Juventus dhe efekti Alisson, zgjedhja e Iraolës mund të zhbllokojë portierin. Ai që shpreson në ndërhyrjen e ish trajnerit të Bournemouth është Juventusin që pasi arriti marrëveshjen me futbollistin, priste vetëm miratimin e Liverpoolit për të blerë Alisson. Slot, që kishte frikë se do të humbiste shumë lojtarë me peshë e bllokoi largimin e brazilianit pavarësisht, gjysmë premtimit të tij për ta lënë atë të tranferohet në Torino me skenarin për të bërë Mamardashvilin si portierin titullar. Tani situara do të jetë në dorën e Iraolës; nëse spanjolli do të promovojë gjeorgjianin, Alisson do të jetë i lirë të kthehet te Spalletti. Në këtë pikë, Juventus do të respektonte planin fillestar për portën, pa u detyruar të vlerësojë alternativa si De Gea.

Top Channel