“Drake, mos na mbështet më!” Tifozët e Arsenalit bëjnë fajtor reperin e famshëm për humbjen e trofeut në Budapest
Kategoria Superiore këtë të dielë jep verdiktin final përsa i përket titullit kampion të vendit teksa do të luhen dy ndeshjet e fundit Egnatia-Dinamo në Elbasan Arena dhe Vllaznia-Elbasani në Air Albania Stadium.
Skuadra e Egnatias e ka fatin e saj në dorë teksa do të kërkojë që të fitojë këtë titull për të tretin vit radhazi. Trajneri Nevil Dede në prag të sfidës shumë të rëndësishme me Dinamon, vendosi që të karikojë futbollistët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale
“Djem futbollistë, nëse luani për dinjitetin tuaj, nëse luani për fanellën, nëse luani për klubin, nëse luani për shokun tuaj, Zoti jua bëftë hallall! Por mos luani kurrë për ata që sot ju ngrenë e nesër ju ulin. Mos luani kurrë për ata që ju keqtrajtojnë. Mos luani kurrë për ata që ju fyejnë apo ju ofendojnë.Mos luani kurrë për ata që nuk ju respektojnë dhe nuk ju vlerësojnë-theksonte Nevil Dede në mesazhin drejtuar futbollistëve të tij.

Por trajneri i Egnatias kishte një mesazh edhe për klasën arbitrare duke uruar në fund që të fitojë më i miri
‘Miqtë tanë arbitra. Ndihmojini të ndihen të respektuar dhe të vlerësuar. Respektoni dinjitetin e tyre njerëzor sepse edhe ata janë pjesë e lojës sonë. Le të garojmë me ndershmëri, respekt dhe dinjitet në çdo ndeshje. Në fund, le të fitojë më i miri-theksohej më tej në postimin e Nevil Dedes.

Top Channel