BE shtrëngon rregullat për emigrantët, Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin nis zbatimin më 12 qershor
Forcat amerikane kryen një tjetër sulm ajror ndaj një motoskafi të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke vrarë tre persona në bord.
Sipas një deklarate të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM), sulmi u krye të shtunën dhe kishte në shënjestër një motoskaf që, sipas autoriteteve amerikane, ishte i përfshirë në operacione të trafikut të drogës.
SOUTHCOM publikoi gjithashtu një video që pretendohet se tregon momentin e goditjes së mjetit lundrues. Në deklaratë thuhet se në bord ndodheshin “narko-terroristë” dhe se tre persona u vranë gjatë operacionit.
A suspected drug-trafficking boat erupts into flames after being struck by U.S. forces in the eastern Pacific.
New video, released by U.S. Southern Command, shows the moment the vessel is hit during an operation carried out Friday.
SOUTHCOM says three "male narco-terrorists"… pic.twitter.com/Kaw1L3Q4O2
— Fox News (@FoxNews) May 30, 2026
Një ditë më parë, të premten, forcat amerikane goditën një tjetër motoskaf në të njëjtën zonë, duke vrarë gjithashtu tre persona që ndodheshin në bord.
Sipas të dhënave të publikuara, që nga shtatori i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhjetëra sulme ndaj anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge në rajonin e Karaibeve dhe Paqësorit.
Bilanci i këtyre operacioneve ka kaluar mbi 200 viktima, ndërsa Uashingtoni nuk ka paraqitur prova publike që të vërtetojnë se anijet e goditura ishin të përfshira në aktivitete të paligjshme.
Top Channel