Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas monologut të sotëm të Edi Ramës, teksa fokusin e vuri tek IBARI.

Sipas kryetarit të PD-së, “të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat”.

“Kurse përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës.

Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro.

Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private në të cilat ai, i pangopur vjedh qindra e qindra milionë euro. Si përfundim mund të themi se me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, se Shqipëria digjitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Top Channel