Vladimir Putin ka zhvilluar stërvitje të fshehta me raketa bërthamore, duke dërguar një paralajmërim për Perëndimin ndërkohë që ka zbuluar edhe një nëndetëse të re. Presidenti rus i urdhëroi këto prova thellë në Siberi, pas disa javësh kërcënime të vazhdueshme me armë bërthamore. Pamjet e publikuara në mediat sociale shfaqin sistemin gjigant dhe të lëvizshëm bërthamor strategjik "RS-24 Yars" teksa transportohet përgjatë rrugëve të pashtruara pranë fshatit Bobrovka, në rajonin e Altai-t. Mediat ukrainase raportojnë se Rusia po i rikthehet sërish frikësimit bërthamor, pas një sërë goditjesh shkatërruese ndaj makinerisë luftarake të Putinit.