I mbetur pa shumë opsione për të mbajtur pushtetin, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka propozuar rivalit kryesor Gadi Eisenkot, mundësinë e ndarjes së pushtetit në formë rotacioni. Ai ka thënë se Eisenkot mund të jetë i pari që udhëheqë kryeministrinë. Në një deklaratë në X, Netanyahu ka thënë se “uniteti është domosdoshmëri e kohës”. Edhe pse u shpreh se partia e tij Likud doli e para, Netanyahu u zotua se “do të lërë gjithçka mënjanë” dhe do t’ia lejojë Eisenkotit të jetë kryeministër i pari.