Mikel Arteta u përpoq të fshihte zhgënjimin e tij për humbjen e Arsenalit në finalen e Ligës së Kampioneve, një finale që Topçinjtë e pritën prej 20 vitesh. Trajneri spanjoll pas përfundimit të ndeshjes bëri një analizë të asaj që u pa në fushën e lojë në këtë finale ndaj Paris Saint Germain.

Besoj se duhet t’i dominosh emocionet. Ndjen dhimbje por duhet ta provosh. Sporti kështu është-tha Mikel Arteta-por kjo nuk e fshin krenarinë që ndjej për futbollistët e mi, për sezonin që bëmë e sidomos për momentet që na japin ditë pas dite. Është një grup i mrekullueshdëm dhe ajo që kemi përjetuar në këtë sezon do ta përjetojmë përsëri. Do ta përjetojmë në një mënyrë tjetër. Jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, por kur je kaq pranë  një skuadre si PSG  duhet ta urosh sepse është një skuadër që ka burime për çdo gjë…ndihesh keq sepse kishim mundësinë të bënim diçka që nuk është arritur kurrë në historinë e këtij klubi’

Arteta foli për planin e ndeshjes të skuadrës së tij

‘Po, e kishim në plan të shënonim kaq shpejt, por nuk donim të qëndronim poshtë në bllok për shumë kohë-shtoi trajneri bask-është një ekip që gjen zgjidhje sidomos në aspektin individual. Ata nuk e humbin, janë shumë të mirë dhe Luis Enrique ka një meritë të jashtëzakonshme për punën që ka bërë me këta futbollistë. Ishim shumë pranë PSG, por nuk kishim atë dozën e fatit’

Penalltitë ishin ato që ndëshkuan Arsenalin dhe më konkretisht gabimet e Eze dhe Gabriel.

‘Ekzekutuesit e penalltive ishin ata që mund të ishin, na mungonin ekspertë si Havertz, Saka dhe Odegaard. Ishim përgatitur-shtoi trajneri i Topçinjve të Londrës-e dinim që penalltitë do të ekzekutoheshin nga lojtarë të ndryshëm nga ata që ishin në fushë në fillimin e ndeshjes. Na duhej saktësia, por nuk e patëm’

Në fund Mikel Arteta u pyet për të ardhmen e tij, por trajneri preferoi të driblojë duke mos dhënë asnjë përgjigje

Kam nevojë të pushoj sepse ka qenë një vit shumë i gjatë-tha Arteta-falenderoj të gjithë, futbollistët, stafit, tifozët që dhanë gjithçka gjatë këtyre 10 muajve…’

Top Channel