Ditën e shtunë, Kevin De Bruyne i dha një përshëndetje shumë personale Antonio Contes duke përdorur fjalë shumë të forta. ‘Për mendimin tim nuk duhej të qëndronte te Napoli, ka një vizion loje ndryshe nga e imja’-ishin fjalët e mesfushorit belg, fjalë këto që nxjerrin në pah raportet e akullta mes De Bruyne që erdhi me parametra zero nga Manchester City dhe trajnerit salentin që e humbi thuajse menjëherë shërbimin e tij për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral që e mbajti jashtë fushave për 4 muaj.

Pse De Bruyne dhe Conte nuk kanë shkuar kurrë dakord? Taktikat, me të cilat belgu motivoi kritikat e tij ndaj Contes, por nuk janë vetëm ato. Me siguri skema 4-1-4-1 që do të duhej ta nxirrte në pah u pa shumë pak, për shkak edhe të dëmtimit të tij, por është e pamohueshme se raporti mes futbollistit dhe trajnerit nuk nis në mënyrën më të mirë të mundshme që nga mbrëmja e sfidës mes Manchester City dhe Napolit në 18 shtator të 2025 në Ligën e Kampioneve. Pritej një rikthim triumfal i De Bruyne pak muaj pas largimit, por në fakt Conte i dha vetëm pak minuta(pas ndëshkimit me karton të kuq të Di Lorenzos) duke ua prishur atmosferën edhe tifozëve angleze.

Më pas ishte ngarkesa e rëndë e punës edhe për një 34 vjeçar deri te momenti për të cilin kishte folur ‘Il Mattino’ pas fitores me Pisan në javën e 37; De Bruyne dhe shokët e tij të skuadrës ishin mbledhur për të komentuar zërat për largimin e Contes(konfirmimi erdhi vetëm para ndeshjes me Udinesen) dhe dikush kishte vënë në dyshim të ardhmen te Napoli nëse salentini do të qëndronte në pankinën e Napolit.

Top Channel