Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti rus: NATO po përshkallëzon konfliktin me stërvitjet në detin Baltik 01/10 22:45
Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafineritë e naftës në Saratov të Rusisë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në zonë.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, forcat e armatosura të Ukrainës thanë se sulmet janë pjesë e operacioneve të tyre ndaj infrastrukturës energjetike ruse.
Sipas të njëjtit njoftim, objektiv i sulmit ka qenë gjithashtu një stacion pompimi në Lazarevo, në rajonin Kirov të Rusisë, duke zgjeruar kështu shtrirjen e goditjeve në territorin rus.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për dëmet e shkaktuara, ndërsa pala ruse ende nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këto pretendime.
Top Channel