Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit europian pas triumfit në finalen e UEFA Champions League ndaj Arsenalit.

Me suksesin e arritur këtë sezon, tekniku spanjoll është bërë trajneri i parë nga Spanja që fiton dy tituj radhazi në Kupën e Europës/UEFA Champions League që nga José Villalonga.

Legjenda e Real Madridit e kishte arritur këtë rekord në sezonet 1955/56 dhe 1956/57, ndërsa Luis Enrique e ka përsëritur këtë arritje gati shtatë dekada më vonë, duke udhëhequr PSG-në drejt dy kurorave europiane të njëpasnjëshme.

Nën drejtimin e tij, skuadra pariziene ka treguar vazhdimësi, forcë dhe dominim në arenën europiane, duke konfirmuar statusin si një nga ekipet më të forta të momentit.

Triumfi ndaj Arsenalit në finalen e zhvilluar në Budapest jo vetëm që i siguroi PSG-së trofeun e dytë radhazi të Champions League, por edhe i dha Luis Enrique-s një vend të veçantë në historinë e trajnerëve spanjollë.

Top Channel