U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
30/05/2026 19:23
Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plage të lehtë në bark ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushta.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra çka ka sjellë edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës.
Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar.
Top Channel