Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i
31/05/2026 13:27
Një mjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Ersekë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz” ka marrë zjarr në afërsi të Qafës së Qarrit duke u djegur thuajse plotësisht.
Shkak dyshohet një defekt në mjet ndërsa drejtuesi fatmirësisht ka dalë jashtë në kohë pa marrë dëmtime.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë fikjen e zjarrit ndërsa policia ka nisur veprimet për rastin.
Top Channel