Sulm ajror izraelit pranë një spitali në jug të Libanit, plagosen 13 persona nga stafi mjekësor

31/05/2026 16:31

Një sulm ajror izraelit pranë një spitali në qytetin e Tyre, në jug të Libanit, ka plagosur 13 anëtarë të stafit mjekësor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sipas autoriteteve libaneze, sulmi goditi zonën përreth Spitalit Hiram, duke shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në objekt.

“Armiku izraelit kreu një sulm ajror në zonën e Spitalit Hiram në Tyre, duke plagosur 13 anëtarë të stafit të spitalit dhe duke shkaktuar dëme të mëdha”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjë për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit dhe zgjerimit të sulmeve izraelite në territorin libanez.

 

Top Channel