Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampioneve përfundoi, një turne që pas modifikimit të formatit nga ana e UEFA rriti në mënyrë të konsiderueshme dhe shpërblimet financiare.

Në total, qeveria e futbollit evropian do të shpërndajë 400 milionë euro më shumë në krahasim me formatin e vjetër dhe për disa klube bëhet fjalë për shpërblime të konsiderueshme

Fitorja e Ligës së Kampioneve qe i takoi PSG vlen plot 25 milionë euro. Po kështu skuadra që ngre trofeun me veshë të mëdhenj do të luajë në Superkupën Evropiane në 12 gusht, Kupën Interkontinentale dhe Botërorin e Klubeve 2029. Përpara pak vitesh fitorja e Ligës së Kampioneve shpërblehej me 20 milionë euro, tani me 25 milionë. Skuadra që humbet finalen përfiton 18.5 milionë euro

Sa të ardhura fitohen për çdo raund

18,62 milionë euro për pjesëmarrjen

2,1 milionë euro për çdo fitore në fazën e Ligës

700 mijë euro për çdo barazim në fazën e Ligës

300 mijë-10 milionë euro në bazë të pozicionit në renditjen e fazës se Ligës

2 milionë euro extra për t’u renditur në ‘Top 8′

1 milion euro për t’u pozicionuar nga vendi i 9ª te 16ª

1 milion euro për fitoret në playoff

11 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finaleve

12,5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale

15 milionë euro për kalimin në gjysmëfinale

18, 5 milionë euro për kalimin në finale

6,5 milionë euro për fitoren e finales

Top Channel