Lezha pa kosha mbetjesh/ Skema e re e pastrimit nis në qershor, gjoba për shkelësit e rregullave
Në fund të muajit maj, qyteti i Vlorës është mbushur me turistë, kryesisht të huaj, ndërsa operatorët turistikë flasin për një nisje të mbarë të sezonit turistik.
“Sot mund të themi se muajt mars, prill dhe maj kanë sjellë një numër të lartë turistësh. Rreth 90% e tyre kanë qenë të huaj. prenotimet deri tani rezultojnë 25-30% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, shprehet Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të qarkut të Vlorës.
Një tjetër trend i këtij sezoni janë turistët francezë. Bedinaj thotë se përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Radhimë pritet të dëgjohet gjuha frënge. Ndërkohë që shqetësimi kryesor për operatorët turistikë mbetet infrastruktura.
Menaxherët në hotele që synojë një sezon gjithëvjetor thonë se ia kanë dalë që për 7 apo 8 muaj në vit t’I mbajnë hotelet plot
“Kur thotë se ky sezon ka regjistruar një rritje prej afro 35% e numrit të pushuesve krahasuar me vitin e kaluar. Ajo që bie më shumë në sy, është shtimi i turistëve nga vendet nordike, si Suedia, Norvegjia dhe Holanda, ndërsa italianët, gjermanët dhe turistët nga Kosova vazhdojnë të jenë prezentë gjatë gjithë vitit.
Shumë turistë që zakonisht zgjedhin destinacione në atë zonë, këtë vit janë orientuar drejt Shqipërisë dhe Vlorës, çka ka ndikuar pozitivisht në rritjen e fluksit turistik”, shprehet Atar Lagji, menaxher.
Por edhe zhvillimet ndërkombëtare si lufta në Lindjen e Mesme e kanë ndikuar turizmin shqiptar. Aktualisht plazhet e Vlorës janë të mbushur me turistë që shijojnë detin dhe motin e ngrohtë në këtë periudhë. Nga Brazili, Italia, Moldavia dhe Suedia, turistët shprehen të mrekulluar nga bukuritë e Vlorës.
Top Channel