Pankina e Italisë, Ministri Abodi: Guardiola, trajneri i Të Kaltërve? Nuk është një ëndërr e pamundur
Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit, kjo tashmë është e sigurt, por për nënshkrimin e kontratës dhe njoftimin zyrtar duhet pritur edhe për disa ditë.
Pasuesi i Antonio Contes, në fakt nuk mund të lidhet ende zyrtarisht më klubin e Aurelio De Laurentiis, pasi është ende një punonjës i Milanit që e shkarkoi atë pas fundit të kampionatit, por që e ka ende në kostot e tij për një vit tjetër duke qenë se kontrata i skadon në 30 qershor të 2027 dhe me një pagë prej 5.5 milionë euro neto.
Për t’u çliruar dhe për t’u transferuar te Napoli, Allegri do të duhet të gjejë një marrëveshje me RedBird në bazë të klauzolës që parashikon se pronarët amerikan duhet t’i njohin trajnerit toskan diferencën mes pagës aktuale të tij dhe asaj që do të përfitojë te skuadra e tij e re (4.5 milionë euro plus bonuse), praktikisht rreth 1 milionë euro bruto duke qenë se Napoli nuk do të arrijë te kufiri prej 5 milionë eurosh
Fakti është që Milani në këtë moment nuk ka asnjë drejtues në gjendje që të përshpejtojë këtë formaliteti dhe kështu do të flitet të paktën pas festimeve të fillim muajit të ardhshëm, në mos akoma më vonë. Kjo edhe sepse kur bëhet fjalë për të dhënë paratë, askush nuk e ka me shumë ngut. Ndërkaq, Allegri është kthyer në Milano nga Pescara ku mori çmimin dedikuar Galeones përpara se të shkojë në Livornon e tij dhe të presë komunikatën zyrtare. Për ‘dritën jeshile’ do të duhet pritur data 3 qershor.
Top Channel