Kryeqyteti francez ka ndezur motorët për finalen e madhe të Champions League.

Në shenjë mbështetjeje për skuadrën e qytetit, simboli i Francës, Kulla Eiffel, është ndriçuar spektakolarisht me ngjyrat e Paris Saint-Germain. Siç dallohet në foto, struktura prej hekuri është ndarë në dy pjesë, e kuqe dhe blu, ndërsa në qendër shkëlqen motoja e njohur: *”ALLEZ PARIS”**.

Në pamjen tjetër madhështore, monumenti reflektohet mbi ujin e “Trocadéro” përpara qindra njerëzve të mbledhur nën dritën e hënës. Parisi është gati për histori, dhe me Kullën Eiffel si “tifozen” kryesore, mesazhi është më se i qartë!

Top Channel