Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë
Një ngjarje që tronditi Greqinë ka përfunduar me paraburgimin e dy të rinjve: një 25-vjeçare rome dhe një 27-vjeçari pakistanez janë lënë në burg me vendim të përbashkët të gjyqtarit hetues dhe prokurorit, të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe plagosje të rrezikshme ndaj një vajze 3-vjeçare.
Vajza, e cila ishte sjellë në spital në gjendje të rëndë, është hequr nga aparati i frymëmarrjes artificiale, por vazhdon të qëndrojë në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik të Spitalit Universitar të Kretës.
Sipas raportimeve, të dy të akuzuarit nuk kanë dhënë shpjegime të mjaftueshme për rrethanat e dhunës ndaj vajzës. Pas dëshmive, ata u dërguan në burg.
Ndërkohë, vëllezërit dhe motrat e vajzës po mbahen dhe trajtohen në Spitalin e Hanias. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel