Pankina e Italisë, Ministri Abodi: Guardiola, trajneri i Të Kaltërve? Nuk është një ëndërr e pamundur
Arne Slot nuk është më trajneri i Liverpoolit. Klubi i The Reds konfirmoi gjithçka përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale
‘Liverpool konfirmon se Arne Slot largohet nga posti i trajnerit në mënyrë të menjëhershme dhe se tani ka nisur kërkimet për trajnerin e ri. Ai largohet me një titull të fituar në Premier League dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin më të madh’-lexohet në komunikatën e Liverpool
Sipas tabloidit britanik, ‘Daily Mail’, drejtuesit e Liverpool e morën vendimin për shkarkimin e Slot pasi u analizua i gjithë sezonit që sapo u mbyll me skuadrën e The Reds që e u rendit në vendin e pestë dhe me 20 humbje në këtë sezon, ndërkohë që disa lojtarë kyç të skuadrës si Mohamed Salah që tashmë i ka thënë lamtumirë Liverpool, janë ankuar për stilin e tij të lojës
Kandidati kryesor për të zëvendësuar Arne Slot është pikërisht Andoni Iraola. Ish trajneri i Bournemouth që e drejtoi këtë të fundit drejt kualifikimit për në Europa League, është lakuar shpesh së fundmi teksa u fol edhe për kalimin te Milani për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, një opsion që ra shpejt dhe tani ai është në pole position për t’u ulur në pankinën e The Reds.
Top Channel