Nga ‘La Roja’ te ‘The Reds’, Liverpool zyrtarizon blerjen e Victor Munoz, përfiton dhe…Real Madrid
Juventusi duket se duhet të heqë dorë nga ideja për të transferuar portierin brazilian Alisson Becker.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Liverpooli ka vendosur ta mbajë gardianin e tij titullar deri në përfundimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2027.
Klubi anglez e konsideron Alissonin një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për rolin e tij në dhomën e zhveshjes. Trajneri Arne Slot e sheh brazilianin si një element kyç në projektin e tij, veçanërisht në një periudhë kur skuadra mund të përballet me largime të rëndësishme.
Vendimi i Liverpoolit mund të hapë rrugën për një ndryshim në të ardhmen e portierit gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, i cili vazhdon të përmendet në merkaton evropiane.
Ndërkohë, Juventusi pritet të orientojë vëmendjen drejt alternativave të tjera për portën. Mes emrave që po qarkullojnë janë ish-portieri i kombëtares spanjolle, David de Gea.
Top Channel