Flota e re e makinave do të shërbejnë për menaxhimin e pastrimit në Lezhë, në kuadër të skemës së re që nis zbatimin në muajin qershor në të gjithë territorin e bashkisë.
Sipas strategjisë së re, mbeturinat do të dalin në orare të përcaktuara dhe në pika të caktuara grumbullimi, ndërsa nuk do të ketë më kosha mbetjesh në qytet si më parë.
Prej javësh ka nisur edhe një fushatë ndërgjegjësimi në terren, ku grupe të posaçme po informojnë qytetarët për mënyrën e funksionimit të kësaj strategjie të re.
Çdo kryefamiljar ka plotësuar gjithashtu një formular informues për zbatimin e skemës së re të pastrimit. Shumë qytetarë e kanë mirëpritur këtë ndryshim duke e konsideruar një hap pozitiv për një qytet më të pastër dhe më të organizuar, ndërsa të tjerë janë shprehur kundër mënyrës së re të funksionimit.
Për ata që nuk do të zbatojnë rregullat e përcaktuara, Bashkia e Lezhës parashikon masa ndëshkuese me gjoba deri në 10 mijë lekë të reja për kryefamiljarët dhe 20 mijë lekë të reja për subjektet apo qytetarët që shkelin rregullat e vendosura.
Top Channel