Madonna zbulon ish-partnerin që e impresionoi më shumë në marrëdhënie intime/ Rrëfimi për John F. Kennedy Jr. bën bujë në rrjet

29/05/2026 22:26

Madonna ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa ka zbuluar emrin e ish-partnerit që, sipas saj, ka lënë përshtypjen më të madhe në jetën e saj seksuale.

Këngëtarja po promovon albumin e saj të ri “Confessions II” dhe, në vend të intervistave tradicionale, mori pjesë në një video diskutimi me dramaturgun Jeremy O. Harris, Bob The Drag Queen, Ivy Mugler, stilistin Raul Lopez dhe Marcello Gutierrez.

Gjatë bisedës, Raul Lopez e pyeti Madonnën se cili kishte qenë partneri më i mirë mes marrëdhënieve të saj. Artistja u përgjigj se do të përmendte vetëm persona që nuk jetojnë më dhe më pas përmendi emrin e John F. Kennedy Jr.

Deklarata e saj shkaktoi reagime të menjëhershme nga të pranishmit, ndërsa vetë Madonna konfirmoi me humor komentin që pasoi nga Lopez, i cili tha se kishte dëgjuar të njëjtën gjë edhe nga persona të tjerë.

Madonna dhe John F. Kennedy Jr. thuhet se kanë pasur një lidhje të shkurtër në fund të viteve 1980. Sipas librit “JFK Jr.: An Intimate Oral Biography” të autores RoseMarie Terenzio dhe Liz McNeil, marrëdhënia mes tyre ishte më tepër një flirt sesa një romancë e mirëfilltë.

Libri përshkruan se ata u njohën në një periudhë kur Kennedy ishte në një lidhje me aktoren Christina Haag, ndërsa Madonna ishte e martuar me aktorin Sean Penn. Sipas dëshmive të miqve të afërt të Kennedy-t, tërheqja mes tyre ishte kryesisht fizike dhe nuk u zhvillua në një marrëdhënie afatgjatë.

Videoja me deklaratat e Madonnës pritet të publikohet në platformën “Grindr Presents”, si dhe në kanalet e Grindr në YouTube dhe Instagram.

Top Channel