Mario Mitaj drejt Serie A, zbulohen prapaskenat e largimit të mbrojtësit kuqezi nga Arabia Saudite
Merr fund makthi i fushës për Partizanin. Klubi i kuq ka nisur sot punimet për heqjen e tapetit artificial në “Arenën e Demave”, për t’i hapur rrugën shtrimit të një tjetër terreni hibrid.
Fusha sintetike e stadiumit të të kuqve ishte një nga më të dobëtat në Kategorinë Superiore dhe kishte shërbyer si shkak në performancën e dobët në lojë gjatë ndeshjeve dhe dëmtimet e shpeshta të lojtarëve.
Përveç fushës së stadiumit, të kuqtë kanë marrë dritën jeshile për të ndërtuar edhe dy fusha përreth stadiumit, si pjesë e kompleksit të kuq.
Investimi në këto tri fusha do të financohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, si pjesë e projektit për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillohet në sezonin e ardhshëm.
Mbylljen e projektit të kuq e kishte zvarritur me vite të tëra mungesa e dokumentacionit për shkatërrimin e dy godinave të ish-hartografisë. Para pak muajsh Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugën Partizanit për të vijuar punët në Kompleks.
Top Channel