Nga Ngushtica e Hormuzit te uraniumi i pasuruar iranian, çfarë po diskuton Trump me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në takimin e mbledhur në Shtëpinë e Bardhë?

29/05/2026 20:05

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Dhomën e menaxhimit të krizave, për të diskutuar marrëveshjen me Iranin, për të cilën të dyja palët kanë arritur një kornizë të përbashkët paraprake.

Deri tani, as administrata në Uashington dhe as autoritetet në Teheran nuk kanë dhënë miratimin përfundimtar. Madje, Irani ka kundërshtuar publikisht disa prej deklaratave të Trump lidhur me përmbajtjen e memorandumit të mirëkuptimit.

Më herët, Trump publikoi një postim ku paraqiti kërkesat kryesore të SHBA-së ndaj Iranit. Mes tyre përfshihen hapja e Ngushtica e Hormuzit për lundrim pa tarifa apo mina detare, si dhe dorëzimi i uraniumit të pasuruar iranian për t’u shkatërruar nën mbikëqyrjen e Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Nga ana tjetër, Irani deklaroi se këto kushte nuk janë pjesë e memorandumit dhe kërkoi zhbllokimin e menjëhershëm të fondeve iraniane, të vlerësuara në rreth 12 miliardë dollarë.

Top Channel