“Deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti”, Berisha në Kuvendin e PD: Në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka përcjellë një mesazh urimi për Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar sukses delegatëve dhe drejtuesve të saj.
Në një video-mesazh, Plenković u shpreh se ka qenë i kënaqur që kishte pritur më herët në Zagreb kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë Forumit të IDU-së, ku siç tha ai u diskutua gjerësisht për aktivitetet dhe procesin e reformimit të partisë.
Video mesazhi i kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviç
Të dashur miq,
U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.
Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.
Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.
Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.
Të gjitha të mirat nga Zagrebi.
Top Channel